Flash News


KRYESORE

Përveç vështrimeve joshëse dhe vajzave seksi, në Kanë kemi dhe treshen "e fuqishme" Mane-Frangaj-Zeqo

Përveç vështrimeve joshëse dhe vajzave seksi, në

Kana po pret këto ditë yje të Hollywood duke nisur nga Brad Pitt e Di Caprio deri tek Selena Gomez, Kendall Jenner e shumë artistë, aktorë, modele e të ftuar nga të gjitha fushat.

Lakmia për tapetin e kuq të Festivalit të Filmit të Kanës ka 'tunduar' shumë  të bukura shqiptare, aktore, blogere, modele e moderatore të bëhen pjesë e këtij eventi kaq të rëndësishëm të filmit.

Megjithëse nuk është shumë e vështirë të jesh në këtë event, pasi siç e mësuam para disa ditësh vetëm me 50 euro mund të ndiqje një nga aktivitetet në Kanë.

Por në tapetin e kuq të Kanës nuk është e thënë të kemi vetëm vështrimet joshëse të protagonistëve të "Once Upon a Time in Hollwood" dhe as vajzat më seksi të planetit. Ky event tërheq dhe njerëz të fuqishëm e të pushtetshëm, të cilët "absat" e tyre i kanë më "të stërvitur" në llogaritë bankare.

Samir Mane, Sandër Frangaj dhe Agim Zeqo janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrin bashkë me shqiptarë të tjerë si Algen Nikolla në  Kanë.

Të fundit