Foto/ Si u vesh Rita Ora në Kanë

E veshur e gjitha në të bardha, Rita Ora ka shkëlqyer në Kanë, ku edhe po mbahet edicioni i 72-të i Fstivalit të Filmit.

Rita i kishte stiluar flokët në mënyrë të çrregullt dhe gjysmë të kapura, teksa fustani i bardhë theksonte belin dhe nxirrte në pah format e saj perfekte.

Rita mesa duket është duke bërë një reklamë për “Magnum” ku edhe ka pozuar si dhe ka performuar akustik këngët e saj.