Flash News

KRYESORE

Pjanic zbërthen Juven: Sarri i madh, Buffon i jashtëzakonshëm

Pjanic zbërthen Juven: Sarri i madh, Buffon i jashtëzakonshëm

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, po paraqitet mjaft mirë me ekipin e tij. Ai ka treguar se vlen dhe që është shumë i rëndësishëm për skuadrën italiane. Boshnjaku i bëri një analizë ekipit italian dhe dhomave të zhveshjes për Sky Sport.

“Ndihem shumë mirë dhe jam optimist për pjesën e mbetur të sezonit. Që kur kam ardhur te Juventusi, kam marrë shumë kritika, por vazhdoj të punoj dhe të bëj lojën time. Të gjithë lojtarët këtu duan të përmirësohen çdo ditë dhe kjo na bën edhe më të fortë.

"Sarri është një trajner i madh, ne jemi të lumtur që po luajmë për të. Ai di si t'i marrë më të mirën çdo lojtari dhe ka gjithmonë diçka për të thënë, në mënyrë që ne të përmirësohemi edhe më shumë. Shpresoj të vazhdojmë me këto ritme. Uroj që asnjë të mos dëmtohet dhe të ruajmë të njëjtin grup lojtarësh.

"Buffon? Është i jashtëzakonshëm, prezenca e tij është shumë e rëndësishme. Ne gjithmonë e falënderojmë, është një lider i vërtetë. Gjithmonë ka një këshillë për secilin prej nesh dhe kjo gjë na ndihmon tepër”, përfundoi mesfushori boshnjak.

Të fundit