Flash News

KRYESORE

“Pjesëmarrja 15.5%”, Zguri nuk i qëndron deklaratës të zëdhënëses së KQZ: Shifrat nuk janë të konfirmuara

“Pjesëmarrja 15.5%”, Zguri nuk i qëndron deklaratës

Pas deklaratës të zëdhënëses të KQZ, e cila raportoi se  pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 ka qenë 15.5%, gjë që u përgënjeshtua edhe nga PD, ka folur kreu i KQZ, Klement Zguri.

Zguri ka deklaruar se shifrat nuk janë zyrtare dhe as të konfirmuara.

“I qëndroj deklaratës, të dhënat për pjesëmarrjen nuk janë zyrtare. Shifrat janë marrë përmes rrugës elektronike nga Qendrat e Votimit për në KZAZ dhe më pas në KQZ. Shifrat nuk janë të konfirmuara zyrtarisht”, shprehet Zguri.

Edhe më herët Zguri ka dalë me deklaratë kontradiktore, kur zëdhënësja Drilona Hoxha raportoi pjesëmarrjen në votime, deri në orën 11:00

Të fundit