Flash News

KRYESORE

Policia bllokon lokalin e pronarit që sulmoi turistët spanjollë

Policia bllokon lokalin e pronarit që sulmoi turistët spanjollë

Policia e Vlorës ka bllokuar lokalin në pronësi të Mihal Kokëdhimës, i cili u arrestua sepse sulmoi disa turistë spanjollë.

Ngjarja ndodhi në Porto Palermo dhe palët u përplasën pasi turistëve nuk u pëlqeu shërbimi. Kjo bëri që pronari i lokalit t'i ndiqte. Ai hipi në kofanon e makinës dhe për 3 kilometra qëlloi me grushte xhamin e përparmë në përpjekje për të hyrë brenda.

Policia ka bllokuar aktivitetin dhe po kontrollon dokumentacionin, nëse është korrekt me ligjin.

Pesëdhjetëenjë vjeçari akuzohet për dhunë ndaj turistëve spanjollë dhe ndodhet në paraburgim. Ai pritet të dalë në gjyq ditën e hënë.

Të fundit