Flash News

KRYESORE

“Policia të mos bindet”, Lleshaj i trembur pas thirrjes së Bashës: Kush i përgjigjet, përballet me ligjin

“Policia të mos bindet”, Lleshaj i trembur pas thirrjes së

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur menjëherë kreut të PD, Lulzim Basha, i cili u bëri thirrje policisë dhe prokurorëve që të mos u binden urdhrave politikë.

Në një reagim në twitter, Lleshaj “duke i paraprirë” apelit të Bashës, paralajmëron se kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!

“Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!

Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!”, shkruan Lleshaj.

Ndërkohë, Basha në një deklaratë për shtyp pak minuta më parë deklaroi: “Ata kanë një qëllim, të intimidojnë opozitën  për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është rruga pa krye që po çon Ramën drejt greminës. Në këtë aventurë ndihmohet nga Sandër Lleshi dhe Arta Marku, vegla të paskrupullta që e kthyen policinë në shërbim të pushtetit personal të Ramës.

Ju bëj thirrje policëve dhe prokurorëve të mos u binden urdhrave politikë të Ramës dhe veglave të tij. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël. Ky akt represiv është për tu mbyllur gojën kundërshtarëve po thellojnë gropën ku ka rënë Rama”.

Të fundit