Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Politiko zbardh qëndrimet e deputetëve të opozitës së re/ Si do të votojnë për ndryshimet e Kodit Zgjedhor?
Nënshkrimi i një marrëveshjeje konsensuale të premten mbrëma për Reformën Zgjedhore pas 4 ditësh negociata me orë të zgjatura me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar me palët e Këshillit Politik, duket se ka ndeshur në një tjetër ‘ngërç’: votimi në parlament i draftit konsensual.
Paraditen e së shtunës, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim thirri në ‘tokën amerikane’ përfaqësues të opozitës parlamentare për t’i bindur në votimin e reformës, por takimi nuk rezultoi me sukses.
Deputeti Myslim Murrizi deklaroi për mediat pas takimit se opozita e re do të votojë kundër kësaj reforme që sipas tij nuk përfshiu ndryshimin e sistemit zgjedhor, votën e emigrantëve dhe administratën zgjedhore.
Megjithatë, Politiko.al kontaktoi disa prej deputetëve të opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë, për të mësuar më shumë mbi qëndrimet e tyre.
Nga bisedat e zhvilluara me disa prej deputetëve, mes tyre ka edhe deputetë që kanë deklaruar tashmë votën pro, siç është deputeti Lefter Maliqi.
Ndërkohë, deputetët Erion Piciri, Halit Valteri dhe Artur Roshi janë shprehur kundër në mënyrë kategorike.
Erion Piciri: Një reformë gjysmake nuk mund të marrë mbështetjen time
“Një reformë gjysmake nuk mund të marrë mbështetjen time. Ky nuk është ilaçi i shpëtimit, por i përgjumjes dhe flijimit të shtetit ligjor dhe demokratik. Shqipëria do bëjë përpara kur të kalojë nga faza e kompromiseve të klaneve autoritar-korruptive për kapjen e shtetit, tek udhëheqja nga vlerat demokratike, tek fuqizimi i shoqërisë për të kontrolluar qeverisjen e vendit. Kështu sigurohen liritë e njeriut dhe prosperiteti i tij”.
I pyetur nëse do ketë rrjedhje votash në mesin e opozitës parlamentare, Piciri thotë se “vendit i mungon në parlament dhe jashtë tij një opozitë e vërtetë perëndimore, e fuqishme dhe e strukturuar për t’iu përgjigjur provokimeve autoritare te kohës. Mercenarizmi është një fenomen politik që na ka ndjekur në histori dhe mund të luajë rol edhe ne kalimin e kësaj pakete te cunguar te reformës elektorale në parlament. Shqipëria me mendësi Perëndimore mund ta humbasë këtë betejë, por lajmi i mirë është se e keqja nuk fiton gjithmonë dhe lufta për ta bërë këtë vend demokratik dhe të zhvilluar i ka të gjitha mundësitë të fitojë...”.
Si e komenton marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik:
"Pseudoreforma e arritur komprometon rëndë demokracinë shqiptare, iu lë kryetarëve të drejtën e grabitur nga qytetarët për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, iu lë në dorë militantëve partiakë të tjetërsojnë vullnetin popullor në procesin e votim/numërimit, lë në fuqi sistemin që deformon më së shumti përkthimin e votave në mandate deputetësh, eliminon rrymat minoritare dhe forcon përqendrimin e pushtetit në pak duar. Me këtë paketë humbet Shqipëria dhe fiton oligarkia politike".
Lefter Maliqi: Jam pro marrëveshjes konsensuale, pse do ta votoj në parlament
"Unë kam qenë për lista të hapura, por kjo marrëveshje do cungojë demokracinë si në parti dhe në popull me zgjedhjen e kandidatëve për deputetë,por meqë marrëveshja ishte konsensuale do ta votoj.
I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i opozitës parlamentare lidhur me këtë ndryshim zgjedhor, Maliqi tha se vetëm 5-10 deputetë shprehen kundër, ndërsa pjesa tjetër janë në ‘rresht me rilindjen’.
“Edhe sikur unë të votoja kundra, janë vetëm 5- 10 deputetë kundër rilindjes, të tjerët janë të gjithë në rresht. Keq më vjen që opozita e re nuk mbështet opozitën jashtë, por ndjekin lojërat e rilindjes"
Halit Valteri: Marrëveshja është ‘17 maji’ i radhës, kush e voton do nxirret zvarrë nga parlamenti
"Nuk do të votoj asnjë marrëveshje të Ramës dhe Bashës sepse kjo nuk është reformë, por është një marrëveshje tjetër të llojit ‘17 maj’. Ata po bëjnë një reformë me identifikim biometrik, reforma do edhe lista të hapura dhe depozitim të administratës. Çdo deputet që e voton tregon se e ka marrë thesin me para nga marrëveshja Rama-Basha.
I pyetur nëse do ketë rrjedhje votash nga opozita parlamentare, Valteri ‘kërcënon’ se ata që votojnë pro do nxirren zvarrë nga salla e parlamentit.
“Pa u marr vesh me ne, Rama e ka firmos kot atë marrëveshje. Le të ketë rrjedhje votash, çdokush që do rrijë të shkojë në atë sallë do nxirret zvarrë përjashta nga të gjithë ne bashkë”.
Artur Roshi: Favorizon horrat e dy partive të forta, përjashton ‘të vegjlit’
"Ndonëse u cilësua si hap para, për mua është një hap mbrapa sa i përket votës së lirë dhe referencës së saj. Si duket dy partitë e mëdha vrasin mendjen vetëm si të institucionalizojnë marrjen e votave të aleatëve të tyre, me saktë vjedhjen e tyre.
Fjala aleat në fjalor do të thotë besnik, për sa kohë që ka një marrëveshje të caktuar. Vetëm në vend tonë u vidhen votat aleatëve, kjo sigurisht është sindromë e së shkuarës, si në komunizëm kur babai e zëmë fuste të birin në sigurimin e shtetit, e njëjta gjë ndodhe edhe sot vetëm se jemi në planin e votës.
Për mua PD duhet ta sfidonte të majtën me lirinë votës, dhe liria e saj duhet të jetë për çdokënd,pra për garuesin që hyn në proces, sepse tregu nuk është i lirë, për rrjedhojë edhe demokracia.
Këtu nuk kemi një treg të lirë, por të kapur me ligje nga dy forcat e mëdha politike. Nëse unë votohem, pse duhet të ma numërojë votën time PS e PD.
Vota duhet të jetë e lirë për këdo që merr pjesë në garë liria e saj na çon në drejt autorit të personaliteteve të ndryshme ndaj komunitetit, si kandidat, ndërsa kjo lloj metode garanton horrat në funksion të partive të forta, dhe përjashton të vegjlit.
Sipas meje ne duhet të ndryshojmë sistemin, sepse formula dhe harta zgjedhore përbëjnë dy shtyllat e sistemit, pra deformojnë votën, kurse kjo e sotmja dhe nuk është marrë shembull nga asnjë vend perëndimor. I shtojnë plus e minuse formulës që të shkojë vota te ata, që do të thotë se është e deformuar.
Kemi të institucionalizuar me formulën votat nga dy partitë kryesore. Ky është pazari i radhës. Dje kishim një diktator, sot diktatorin e radhës, pardje, kishim Enver Hoxha, sot kemi PD-PS.
E them këtë se pse të harxhojmë mln euro për sa kohë kemi një formulë të tillë. Qëndrimi im është kundër absolute, që votat e mia t’i numërojnë ata që kanë vjedhur për 30 vjet me radhë.
Numërimi elektronik do ishte një alternativë sipas mendimit tim dhe identifikimi biometrik për largimin e faktorit njerëzor nga kutitë e votimit, sepse në fund të fundit nga kjo po vuajmë.
Ne bëjmë protesta për votën e lirë dhe kur vjen puna shkojmë atje ku ishim. Duhet urgjent largimi i faktorit njerëzor nga ndryshimi i sistemit"
Kujtojmë se për votimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor kërkohet një votim me shumicë të cilësuar, pra minimalisht 84 vota, ndërsa mazhoranca ka në parlament 78 vota pro.
Politiko.al/ S.Gj
Marrëveshja/ Deputeti i opozitës së re: Pse sot duhet të ndihemi të gjithë të turpëruar
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38