Flash News

POLITIKOFF

Cila është risia që po sjell "Netflix" për përdoruesit përveç filmave dhe serialeve

Cila është risia që po sjell "Netflix" për

Një nga platform,at më të mëdha të filmave dhe serialeve dhe dokumentareve, tashmë do të sjellë një risi, një opsion të ri për përdoruesit.

Cila është risia që po sjell "Netflix" për

Netflix nuk do të jetë një platformë vetëm me filma dhe seriale, por do t’ju ofrojë edhe video-lojëra. Sipas Bloomberg, kompania ka punësuar Mike Verdu, një ish ekzekutues i Oculus dhe EA, si nënkryetar i zhvillimit të lojërave.

Cila është risia që po sjell "Netflix" për

Kompania thuhet se do të ndërtojë ekipin e saj të lojërave në muajt e ardhshëm për të qenë në gjendje të fillojë të ofrojë lojëra për transmetim brenda vitit të ardhshëm. Po ashtu, sipas burimeve të para nga mediat e huaja, thuhet se nuk ka plane për një tarifë shtesë për qasjen në lojëra, megjithëse është e paqartë nëse përmbajtja shtesë do të çojë në një rritje të çmimeve në të ardhmen.

Të fundit