Flash News

POLITIKOFF

Eva Alikaj flet për herë të parë pas përjashtimit nga BBV

Eva Alikaj flet për herë të parë pas përjashtimit nga

Eva Alikaj ka reaguar për herë të parë që pas përjashtimit nga “Big Brother Vip” dy ditë më parë. E ftuar në “Shqipëria Live”, aktorja i kërkoi ndjesë shqiptarëve për gjuhën e përdorur. 

Mendoj se u skualifikova shumë shpejt. Edhe faji im është. Shpresova shumë që të toleronin pak, se tani do të fillonte loja ime. Ju kërkoj falje shqiptarëve. Se ka edhe të rinj që nuk duhet të dëgjojnë fraza të tilla. Unë arrita ekstremin dhe kërkoj ndjesë. Por, çdo njeri në familjen e tij ka momente që del nga vetja. Unë as nuk e di nga më doli ajo frazë (ta çaj kaftën). Njerëzit mbajnë mend vetëm atë dhe unë për atë frazë kërkoj ndjesë,”-u shpreh ndër të tjera Eva. 

Në një debat me Luizin, ajo iu drejtua duke i thënë se do i gjuajë me mikrofon dhe do i çaj kafkën. Kjo erdhi pasi Luizi i tha se do e lëjë zgjuar gjithë natën dhe do bëjë muhabet me zë të lartë pasi ajo e zgjoi nga gjumi.

Të fundit