Flash News

POLITIKOFF

Flet aktorja që publikoi videon e ngjarjes së rëndë në Pejë: Akoma po dridhem

Flet aktorja që publikoi videon e ngjarjes së rëndë në

Kaltrinë Zeneli, aktorja që publikoi videon e rëndë në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, foli në një program televiziv në T7, për prapaskenat e publikimit të pamjeve që shqetësuan qytetarët pasditen e kësaj të mërkure.

Aktorja tha se videon ia ka dërguar një person që nuk ka dashur të bëhet publik. Ajo shtoi se edhe vetë është tmerruar nga pamjet që ka parë.

U shtanga për një moment… Fillova me shkru, nuk disha as çka me shkru....” – tha ajo. Kaltrina tha se i vinte mirë që “për pak orë u bë kaq e madhe dhe organet reaguan shpejt…Hala jam tu u dridhë. Nuk po di as çka me thanë”.

Për rastin, Policia i ka arrestuar dy punonjëse të qendrës “Orenda” në Pejë dhe po vijon me hetime të mëtejshme.

 

Të fundit