Flash News

POLITIKOFF

Mbretëresha Elizabeth regon publikisht për intervistën e Meghan dhe Harry-t tek Oprah

Mbretëresha Elizabeth regon publikisht për intervistën e Meghan

Mbretëresha Elizabeth ka reaguar për herë të parë publikisht pas intervistës së bujshme të Meghan Markle dhe Harry-t tek Oprah Winfrey. Meghan Markle ka folur hapur për ndjesitë që ka ndjerë në pallatin mbretëror ku ndër të tjera tha se ka menduar dhe vetëvrasjen apo se është vënë në diskutim ngjyra e djalit të saj të palindur - duke pohuar kështu që ka pasur paragjykime raciste.

Në një deklaratë për mediat, familja mbretërore shprehet se do të trajtojë akuzat për racizëm brenda Pallatit Buckingham të bëra nga Princi Harry dhe Dukesha e Sussex në intervistën e tyre shpërthyese me Oprah Winfrey.

Komentet e mbretëreshës janë reagimi i parë  që nga publikimi i intervistës, kur Harry dhe Meghan Markle detajuan gjithashtu mungesën e mbështetjes nga familja mbretërore për çështjet e shëndetit mendor të Dukeshës dhe ndërhyrjes së mediave.

“E gjithë familja është e trishtuar të mësojë sesa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Meghan dhe Harry. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Ato do të merren shumë seriozisht dhe do të adresohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të kenë gjithmonë dashurinë e anëtarëve të familjes mbretërore”.

 

Të fundit