Flash News

POLITIKOFF

Pse fansat mendojnë se Britney nuk po menaxhon as faqen e saj të Instagramit

Pse fansat mendojnë se Britney nuk po menaxhon as faqen e saj të

Fansat e Britney Spears vazhdojnë të flasin më zë të lartë për padrejtësitë që po i behën këngëtares së saj të preferuara, e cila nuk ka as jetën e saj në dorë, pasi i kontrollohet nga i ati.

Së fundmi, fansat shprehën të bindur se ajo nuk kontrollon më as llogarinë e saj të Instagramit, madje kjo mund të jetë prej kohësh.

Pas publikimit të videos së fundit të profilin e saj, fansat janë akoma më të bindur se faqja nuk kontrollohet prej saj. Në faqen e saj është postuar një video ku shfaqet këngëtarja duke kërcyer me taka të larta dhe përkrah videos shkruhet:

“Kjo ishte nga dita tjetër!!! Hera ime e parë duke kërcyer me taka pas një kohe të gjatë… projekt im i ri i vogël”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

 Fansat e saj shprehen të bindur se nuk ka asnjë mundësi që Britney të ketë qenë në një sallë kërcimi, sepse ajo ka qenë me pushimi në Hawaii javën e shkuar. Madje disa thonë se kjo video duhet të jetë bërë një vit më parë dhe nuk është e re.

“Kjo është nga 1 vit më parë. Është kaqqqq e dukshme”, shkroi dikush në komente.

“Oh ditën tjetër ajo ishte në Maui”, komentoi një tjetër.

Të fundit