Flash News

POLITIKOFF

Theu rregullat e anti-Covid, radioja britanike ndëshkon Rita Orën

Theu rregullat e anti-Covid, radioja britanike ndëshkon Rita Orën

Që pas ditëlindjes së saj, duket se për Ritën nuk kanë fund telashet. Rita Ora festoi ditëlindjen me 30 veta në një lokal - dhe këtë u mundua ta bëjë në mënyrë të fshehtë, por këngëtarja është "spiunuar" nga një prej të ftuarve.

Policia dhe media kanë qenë aty duke u bërë çdo gjë publike. Për shkak se theu rregullat anti-Covid, këngëtarja shqiptare është gjobitur me një gjobë prej 10 mijë paundësh.

Pas gjobës së majme dhe kritikave të shumta, duket se telashet nuk kanë fund për Ritën. Radioja britanike “Exe” ka vendosur të mos transmetojë këngët e artistes shqiptare për shkak të veprimit të saj. Prezantuesi i emisionit të mëngjesit, Ben Clark, ka njoftuar se këngëtarja është bërë pjesë e një liste të zezë:

“Unë nuk mund të flas për ndonjë prezantues tjetër të Radio Exe, por që tani, për një të ardhme të parashikueshme, nuk do të transmetoj asnjë nga këngët e saj”.

 

Të fundit