Flash News

POLITIKOFF

Xhemi Shehu rikthehet në "Portokalli"

Xhemi Shehu rikthehet në "Portokalli"

Sipas disa mediave, Xhemi do të rikthehet në “Portokalli” si moderatore (dhe sigurisht si aktore herë pas here nëpër skeçe). Ajo do të drejtojë spektaklin e humorit së bashku me Salsano Rapin dhe Fjoralba Ponarin.

Kujtojmë se në janar të këtij viti, Xhemi, e ftuar në programin "Ëndërrtjerrësit” në Top Channel, foli për rikthimin në ekran.

"Edhe gjatë kësaj periudhe kam patur oferta nga televizione të tjera, por nuk më kanë joshur. Edhe nëse do të shkëputesha nuk do të jem në ndonjë ekran tjetër që s'është Topi. Madje, edhe teksa prezantoja ‘Festivalin e Këngës’, kisha frikë se mos padashje përmendja Top Channel."

Xhemi Shehu konfirmoi zyrtarisht largimin nga Top Channel dhe "Portokalli" në korrik të 2020-ës. Pak kohë pas ikjes, gjatë një interviste, moderatorja tha se "nuk e kthen më asgjë në televizion, përveç ndonjë çudie shumë të madhe”.

Të fundit