Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

█Partia Demokratike nisi nga dje përzgjedhjen e kandidateve për deputetë duke shënuar kështu de facto nisjen e fushatës elektorale. Pas mbledhjes dy-orëshe, Kryesia e PD miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputetë në 4 faza, ku rolin kryesor e ka anëtarësia. Cila është faza që Basha i besoi Genc Rulit me rikthimin në PD.

█Si dështoi takimi i shumëpritur Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, BE hesht; Pas Hashim Thaçit, në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë refuzon të shkojë edhe kryeministri Abdullah Hoti.

Reagon DASH:Hap përpara për drejtësinë në Kosovë

█Dy deputetët e opozitës parlamentare, Halit Valteri dhe Ralf Gjoni janë përfshirë në një përplasje fillimisht verbale, gati-gati në fizike (video).

█Konfirmohen 78 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërron jetë në Infektiv 66-vjecari nga Tirana.

█Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Rama vijoi me deklaratat e ashpra në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, për krime lufte, ndërsa kujtoi edhe akuzat për ‘Shtëpinë e verdhë’.

█U zbardh dje votimi mbi projektrezolutat e miratuara në Kuvend, ku mazhoranca me ndihmën e votave të opozitës së re ka rrëzuar dy dekrete të presidentit Ilir Meta. Mazhoranca rrëzoi me 72 vota nismën e propozuar nga Mylsym Murrizi për Lustracionin.

█Ambasadorja amerikane Yuri Kim reagoi në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese, ku u shpreh se SHBA bie dakord me këtë opinion. Kreu i PD, Lulzim Basha shpërndau postimin e ambasadores amerikane.

█Kryeministri Edi Rama tha se disa gabime strategjike në politikë kushtojnë shumë, duke iu referuar ish kryeministrit Haradinaj, për të cilin tha se refuzoi presidentin francez kur premtoi liberalizim të vizave për Kosovën në këmbim të heqjes së taksës me Serbinë.

■ Kryesia e Partisë Demokratike miratoi udhëzimin përmes të cilit do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për deputetë.  Kjo është hera e parë që një parti politike në Shqipëri ndërmerr një hap të tillë, që kandidatët për deputetë të zgjidhen nga anëtarësia dhe të mos vendosen nga kryetari. Edi Paloka tregon më shumë detaje nga ky proces.

■ Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka cilësuar si teori konspirative idenë se aktakuza për Presidentin Thaçi ishte e mirëmenduar. Ai shtoi se askush përveç SHBA dhe BE nuk mund të zgjidhin konfliktin Kosovë- Serbi.

■ Historiani Paskal Milo e ka konsideruar si sulm ndaj Kosovës aktakuzën e Prokurorisë për thirrjen në Gjykatën e Hagës të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

 

Të fundit