Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Propozimi i Ramës, Çupi: Ia kthyem përgjigjen kryeministrit dhe gjithë socialistëve. Kemi fakte dhe prova
Për propozimin e bërë nga kryeministri Edi Rama se do të ketë zgjedhje të parakohshme nëse PD fiton qoftë dhe një bashki më shumë nga ato aktualet, është përgjigjur dhe ish-deputetja e Dibrës Dhurata Çupi.
E ftuar në studion e lajmeve në News 24, Çupi u shpreh se Ramës ia kthyen përgjigjen ashtu si dhe gjithë socialistëve të tjerë.
“Zotit Rama iu kthye përgjigja ashtu siç gjithë socialistëve. Çdo zgjedhje në Shqipëri me kryeministër Edi Ramën nuk mund të zhvillohet. Kemi patur fakte dhe prova, ka dosje në Prokurori për këtë çështje se nuk mund të ketë votim të lirë dhe të ndershëm me kryeministër Edi Ramën, e ka treguar si kryeministër por dhe si kryetar partie se në 14 vite se nuk zhvillon zgjedhje”, u shpreh Çupi.
Më tej e pyetur për zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe nëse do të hyjë PD në zgjedhje, Çupi u shpreh, “Nuk mudn të ketë as zgjedhje vendore dhe as zgjedhje të përgjithshme me një kryeministër që blen votat”.