Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
PS nis sulmet ndaj Bild: Gazetë bulevardeske ose lavire bulevardi
Alfred Peza, sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat ne PS, ka sulmuar gazetën gjermane Bild, pas publikimit të përgjimeve për Dakon dhe zgjedhjet vendore në Diber.
Peza shprehet se ‘Bild’ është një ‘gazetë bulevardeske’ aspak profesionale dhe serioze. Sipas tij, përcaktimi ‘gazetë bulevardeske’ i është vënë nga Deutsche Welle, ndërsa rreket të sqarojë se termi nuk nënkupton një gjë identike me "lavire bulevardi".
Statusi i plotë:
"Këto ditë GAZETA BULEVARDESKE gjermane "Bild" publikoi një tjetër seri përgjimesh të Prokurorisë në Shqipëri, lidhur me blerjen e votës nga PS, në zgjedhjet parlamentare 2017."
Për profesionistët e medias me "gazetë bulevardeske" nuk kuptohet domosdoshmërisht, një gjë identike me "lavire bulevardi". Gjëja e parë që të shkon në mendje kur dëgjon një përcaktim të tillë është se kemi të bëjmë me një media jo serioze dhe jo profesionale!
Aq më tepër kur këtë e thotë "Deutsche Welle", media publike më e besueshme në Gjermani.