Flash News

KRYESORE

Publikohet ftesa e veçantë e dasmës së Jonida Vokshit

Në fund të këtij muaji, aktorja Jonida Vokshi dhe aktori Besmik Krapi do i japin fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Lajmi që ata janë në një lidhje, u bë publik vetëm disa muaj më parë dhe menjëherë ata treguan se do martohen. Gjatë gjithë kësaj kohe, ata i kanë mbajtur shumë private detajet e dasmës, mirëpo "xing.al" ka publikuar ftesën speciale të dasmës.

Ftesa është menduar në detaje dhe është kaq e veçantë. Ajo është me detaje deti gjë që lë të kuptohet se ceremonia do të zhvillohet në një vend bregdetar.

Jonida dhe Besniku janë njohur në serialin "O sa mirë" dhe prej asaj kohe, ata ia kanë dalë ta mbajnë dashurinë e tyre larg mediave. Pas dasmës, çifti do të jetojnë në Kosovë. Ndërkohë Jonida prej disa muajsh ndodhet në qytetin e Fushë-Arrëzit, ku po xhirojnë një film i cili pritet të jetë sukses në kinematografinë shqiptare.

 

Të fundit