Flash News

Rajoni

Kosova vendosi reciprocitetin e targave, Vuçiç mbledhje urgjente me Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Kosova vendosi reciprocitetin e targave, Vuçiç mbledhje urgjente

Qeveria e Kosovës vendosi që asnjë mjet nuk do të lejohet të hyjë nëse është pajisur me targa serbe. Ky vendim shkaktoi pakënaqësi dhe tension nga serbët, të cilët kanë bllokuar pikën kufitare të Jarinjes duke mos lejuar kalimin mjeteve.

Vetëm pak orë pas vendimit të qeverisë së Kosovës dhe tensionit të krijuar nga serbët në Jarinje, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thirrur në një mbledhje Këshillin e Sigurisë Kombëtare, sikurse raportojnë mediet në Serbi.

Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë pikërisht vendosja e reciprocitetit të targave për serbët që hyjnë në Kosovë.

Ndërkohë forcat e Njësisë Speciale të Kosovës kanë shtuar njësitë e tyre në pikën kufitare të Jarinjes në dispozicion për të parandaluar përplasjet e mundshme.

Të fundit