Flash News

Rajoni

Kryeministrja serbe: BE-ja po toleron! Nuk duhet të ketë Njësi Speciale në Kosovë

Kryeministrja serbe: BE-ja po toleron! Nuk duhet të ketë Njësi

Kryeministrja e Serbisë ana Bërnabiç deklaroi se Bashkimi Evropian “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” lidhur me zhvillimet e fundit të tensionuara në Kosovë.

“Nuk kam asgjë të mirë për të thënë për sjelljen e Evropës, për sjelljen e BE-së. Unë mendoj se Marrëveshja e Brukselit është çështje e BE-së. Nënshkrimi i saj ndodhet në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Bërnabiç për televizionin serb Pink.

Bërnabiç tha se BE-ja po toleron moszbatimin e marrëveshjes së Brukselit për lëvizjen e lirë mes Kosovës edhe Serbisë, pasi në veri sipas saj “nuk duhet të ketë asnjë forcë të Njësisë Speciale”.

Sipas saj, as Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk është formuar, edhe pse kanë kaluar nëntë vjet nga Marrëveshja e Brukselit që parasheh formimin e tij.

Prej thuajse 8 ditësh veriu i Kosovës ndodhet nën presionin dhe trysninë e protestave serbe, të cilët kundërshtojnë vendosjen e reciprocitetit të targave nga ana e qeverisë kosovare. Protesta kulmuan të shtunën me djegien e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Patok.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi më herët se Kosova do të hiqet targat e përkohshme nëse edhe Serbia bënte të njëjtën gjë. Nga ana tjetër presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka lëshuar sot një ultimatum drejt NATO-s, se në rast se nuk ka një ndërhyrje nga ana e tyre, do të duhet të ndërhyjnë forcat serbe në kuadrin e 24 orëve.

 

 

Të fundit