Flash News

Rajoni

Masakër në Greqi, gjashtë të vdekur me armë zjarri

Masakër në Greqi, gjashtë të vdekur me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj, Greqinë këtë pasdite.

Gjashtë persona janë qëlluar për vdekje me armë zjarri në zonën e Artemidës.

Sipas informacioneve të para nga mediat greke bëhet fjalë për një larje hesapesh. 5 prej tyre janë qëlluar brenda një automjeti ndërsa një tjetër u gjet jashtë makinës e cila dyshohet se ka targa gjermane.

Sipas të dhënave të deritanishme, viktimat janë shtetas të huaj. 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur më shumë detaje nga krimi i rëndë.

Të fundit