Flash News

Rajoni

Presidenti serb Vuçiç për zgjedhjet e 25 prillit: Pas Bashës qëndron Berisha, duan ”Shqipëri Etnike”. Jam krenar që po i pengoj

Presidenti serb Vuçiç për zgjedhjet e 25 prillit: Pas

I ftuar në emisionin B92 në rubrikën "Fokus" në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur edhe për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Sipas Vuçiç, i cili i referohet sondazheve që ka parë ai, thekson se diferenca mes palëve është vetëm 1-3%. Vuçiç tha se ai ndjek sondazhe serioze:

“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind.”

Presidenti serb tha po ashtu se pas Bashës qëndron Sali Berisha dhe se sipas tij ata duan Shëipëri Etnike dhe që ai është krenar që po i pengon dhe që është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë:

“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon. Unë nuk mund të pajtohem me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, unë duhet të respektoj integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.”

Të fundit