Flash News

Rajoni

Reciprociteti i targave, reagon BE: Kosova dhe Serbia të ndalin menjëherë tensionet

Reciprociteti i targave, reagon BE: Kosova dhe Serbia të ndalin

Bashkimi Evropian ka reaguar pas tensioneve që kanë përfshirë pikën kufitare të Jarinjes në veri të Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave. Sipas vendimit të qeverisë kosovare, asnjë automjet me targa serbe nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.

Zëdhënësi i shefit të diplomacisë evropiane, Peter Stano deklaroi se duke parë situatën e tensionuar në veri të Kosovës, kërkon që të dyja shtete Kosova dhe Serbia të frenojnë aktet unilaterale dhe të ndalin tensionet.

"Ne po ndjekim shumë afër situatën. Lëvizja e lirë është një nga gurthemelet e Bashkimit Europian dhe ne inkujrajojmë Kosovën dhe Serbinë që të promovojnë lëvizjen e lirë. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të frenohen menjëherë nga akte unilaterale dhe të reduktojnë tensionet. Ne i bëjmë thirrje palëve që të shfrytëzojë dialogun që lehtësuar nga BE-ja që të trajtojnë të gjitha çështjet e hapura që kanë midis tyre, duke përfshirë këtu lëvizjen e lirë dhe çështjen e njohjes së targave të makinave. Aktualisht, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është në Beograd dhe do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic për zgjidhjen e çështjes. Ai gjithashtu ka qëndruar në kontakt me autoritetet e Kosovës për zgjidhjen e çështjes. Qêllimi i Bashkimit Europian është krijimi i kushteve për pajtimin dhe stabilitetin në rajon, nga të cilat përfitojnë qytetarët e rajonit," ka thënë Stano.

 

Të fundit