Flash News

Kosova

Reciprociteti me targat/ Kurti reagon pas tensioneve në kufi: Vendim i ligjshëm dhe i imponuar nga Serbia

Reciprociteti me targat/ Kurti reagon pas tensioneve në kufi: Vendim i

Kryeministri i Kosovës ka reaguar pas tensioneve në kufi, që erdhën si pasojë e vendimit të qeverisë për moslejimin e automjeteve me targa serbe që të hynin në territorin e shtetit tjetër shqiptar.

Nga Kuvendi ai tha se ky vendim është i imponuar nga Serbia. Kjo pasi është në kuadër të reciprocitetit.

"Targat nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër", u shpreh Kurti. Ky i fundit shtoi se ky nuk është vendim i jashtëligjshëm apo diskriminues. Sipas Kurtit sot po ndodh gjithëcka në përputhje me marrëveshjen.

Forcat e Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur në pikën kufitare të Jarinjes për të parandaluar përplasjen mes qytetarëve serb dhe autoriteteve kosovare, pas vendosjes së reciprocitetit me targat e mjeteve.

Disa qytetarë serb janë indinjuar nga vendimi i qeverisë së Kosovës për heqjen e targave serbe dhe vendosjen e përkohshme të atyre kosovare gjatë qëndrimit në Kosovë. Serbët kanë protestuar duke bllokuar rrugën e duke penguar lëvizjen.

Automjetet serbe duhet të pajisen me targa të përkohshme për të hyrë në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës. Vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë dhe do të kushtojnë 5 euro.

Të fundit