Flash News

KRYESORE

“Rama identifikohet vetë me djallin, për të mos ndryshuar rregullat e lojës”/ Patozi: Një lajm i keq për optimistët e Reformës Zgjedhore

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi tha se është e kotë të presim zgjidhjen e krizës nga ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri.

Duke ju referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot gjatë një interviste në “TV Klan”, Patozi u shpreh se Rama ‘identifikohet vetë me djallin, vetëm për të mos ndryshuar rregullat e lojës’.

Sipas Patozit, i cili ka reaguar me një postim në facebook pas intervistës së Ramës, ky është një lajm i keq për të optimistët e reformës zgjedhore, ndërsa shton se “nuk besoj se ka naivë që të besojnë se ai thjesht ka shprehur një opinion dhe se këtë punë ka mundësi që ta rregullojnë Damian Gjiknuri me të tjerët në Komisionin e Reformës Zgjedhore”.

Të fundit