Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Rama premtim 'live' për biznesin e vogël: Zero taksa deri në 2029
Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria po diskuton që të hiqen plotësisht taksat për biznesin e vogël deri në vitin 2029.
Në një intervistë për Blendi Fevziun, Rama tha se bizneseve që gjenerojnë të ardhura deri në 140 milionë lekë të vjetra në vit, do paguajnë 0 taksë tatim fitimi deri në 2029.
“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që mund të thuhet sot, shumë shpejt do ta ligjërojmë që biznesit të vogël të çdo shqiptari që punon dhe krijon punë deri në 140 mln lekë të vjetra do t’i heqim të gjitha taksat deri në vitin 2029.
Biznesi i vogël në Shqipëri është ai biznes që ka deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit.
Shumë shpejt do të ndajmë nëse do të heqim TVSH-në komplet, por më shumë po. Ne do të heqim tatim fitimin deri në vitin 2029. Këtë do ta bëjmë tani”, tha Rama.