Flash News

KRYESORE

Regjisori rus Zvyagintsev, që kritikon Rusinë moderne të Putinit, fitoi çmimin e parë në Munih

Regjisori rus Zvyagintsev, që kritikon Rusinë moderne të Putinit,

Regjisori i filmit të famshëm rus, “Leviathan”, fitues i dica çmimeve ndërkombëtare, që erdhi si një akuzë e fuqishme e popullit të zakonshëm kundër shtetit të korruptuar të Rusisë moderne, Zvyagintsev, ka fituar përsëri fitoi çmimin e parë në Munih. Filmi i Andrei Zvyagintsev, i titulluar “Padashuri”, ka fituar çmimin më të lartë në Festivalin e 35-të të Filmit në Munih të Gjermanisë. Ky çmim, i cili u dha mbrëmë vonë, e ka vlerën prej 56,200 dollarëve amerikanë.  Filmi flet për një çift që kalon nëpër shkurorëzim të vështirë, derisa zhduket djali i tyre 12 vjeçar, është vlerësuar nga juria si “rrëfim intensiv i zhdukjes tragjike të fëmijës në një familje ku duket se mungonte dashuria”.

Në vitin 2014, regjisori Zvyagintsev, në këtë festival, e fitoi çmimin e parë me filmin Leviathan, që ishte një akuzë e fuqishme e popullit të zakonshëm kundër shtetit të korruptuar të Rusisë moderne.

Gjatë 10 ditëve të festivalit në Munih, janë shfaqur afro 180 filma nga 60 vende.

Ky festival, që është i dyti më i madhi në Gjermani pas Berlinales, është shikuar nga 81,500 spektatorë.

Të fundit