Flash News

KRYESORE

Rekord i ri nga Covid-19, Spanja regjistron 950 viktima në 24 orët e fundit  

Rekord i ri nga Covid-19, Spanja regjistron 950 viktima në 24 orët e

Spanja ka shënuar ditën më të errët për numrin e viktimave gjatë orëve të fundit.

Të paktën 10,003 njerëz kanë humbur jetën deri tani pasi u prekën nga Covid-19 në Spanjë, sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë vendase.

24-orëshi i fundit shënoi tjetër rekord vdekjesh, duke regjistruar 950 viktima, numri më i lartë deri më tani për Spanjën, kurse numri i të infektuarve ka arritur në mbi 104 mijë.

Spanja është një nga vendet më të goditura në botë, duke ndjekur vetëm Italinë sa i takon numrit të viktimave nga Covid-19, e ndjekur më pas nga Shtetet e Bashkuara.

Të fundit