KRYESORE

Reperi shqiptar heq dorë nga koncertet muzikore: Shihemi në janar

Reperi shqiptar nga Kosova Mozzik iu rikthye koncerteve pas disa muajsh mungesë. Mirëpo, siç duke ai është tërhequr sërish. Në një postim në Instagram, Mozzik shkruan se nuk do të mbajë asnjë koncert në Kosovë, Shqipëri, Zvicër e Gjermani.

“I lajmëroj fansat që këtë vit nuk do të jem prezent në koncerte, turne, organizime në Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Gjermani e kudo në botë

Sigurisht që do të më mungoni dhe ju sepse tani jeni bërë pjesë e jetës sime. Kam një plan, shumë projekte, të cilat do t’jua dëshmoj gjatë kësaj periudhe të shkurtër. Këngët videoklipet, bashkëpunimet nuk do të ndalen. Ndërsa koncertet fillojnë në muajin janar të vitit 2019!”. –shkruan Mozzik teksa premton që do të flasë koha për të.

Të fundit