Flash News

KRYESORE

Rikthehen 'bosët e Mafias'. Martin Scorceze bashkon De Niron, Al Pacinon dhe Joe Pescin në filmin 'The Irishman'

Rikthehen 'bosët e Mafias'. Martin Scorceze bashkon De Niron, Al

Robert De Niro, Al Pacino dhe Joe Pesci do të jenë protagonistë në filmin 'Irlandezi' (The Irishman) të regjisorit Martin Scorsese. Filmi është 'një sagë epike e krimit të organizuar në Amerikën e pas luftës e treguar përmes syve të veteranit të Luftës së dytë Botërore, Frank Sheeran, një gangster dhe vrasës me pagesë, që punoi me disda prej figurave më famëkëqija të shekullit 20, shkruan revista Maxim.

Filmi i bën një kronikë njërit prej mistereve më të mëdha, ende të pazgjidhura, të historisë amerikane, zhdukjes së bosit të sindikatave, legjendarit Jimmy Hoffa.

Sheeran luhet nga Robert de Niro, ndërkohë që Hoffan e luan Al Pacino. Rolin e bosit të Mafias, Russell Bufalino, e luan Joe Pesci.

Filmi 'The Irishman' është një rikthim i sagave të mafias amerikane, të ngjashme me Goodfellas, Godfather etj. Një rikthim edhe më i bujshëm është ai i aktorëve të mëdhenj De Niro dhe Pacino.

Filmi do të vijë në kinema të përzgjedhura dhe në Netflix në vjeshtë të këtij viti.

Të fundit