Flash News

KRYESORE

Rikthehen emocionet e Superiores, Kukësi dhe Partizani hapin sezonin 2019-2020

Rikthehen emocionet e Superiores,  Kukësi dhe Partizani hapin sezonin

Sezoni 2019-2020 i Kategorisë Superiore do të hapet me superndeshjen midis Kukësit dhe Partizanit. Interesant është fakti se të dyja skuadrat u ndeshën 5 ditë më parë në finalen e Superkupës, e fituar me rezultatin 4-2 nga “Demat e kuq”.

Por kjo sfidë është diçka tjetër dhe trajneri i kampionëve në fuqi Franco Lerda, në konferencën për shtyp përpara kësaj përballjeje në transfertë tha se një barazim atij nuk i hyn në punë.

“Një finale Superkupe nga një ndeshje kampionati? Ndryshon sepse ne duhet ta luajmë. Jo se nuk ishte ajo e Superkupës, sepse është një trofe që e donim shumë, por ajo që mbetet për t’u luajtur është gjithnjë më e rëndësishme. Si kampionët në fuqi i keni të gjithë kundër. Kjo ndeshje vjen pas katër ditësh, ndaj duhet të rikuperonim fizikisht dhe psikologjikisht lojtarët. Kjo është më e rëndësishmja në përgatitjen e takimit për nesër. I kënaqur me barazimin? Unë para një ndeshje mendoj si të arrij maksimumin. Pastaj, nëse do të vijë një pikë duhet parë se në çfarë kushtesh vjen.”, u shpreh tekniku Lerda për mediet.

Kurse trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro tha se sfida e nesërme do të jetë ndaj një ekipi të konsoliduar, ndryshe nga lojtarët e tij që kanë pak stërvitje.

“Duam të bëjmë një ndeshje të mirë, por pse jo edhe pikë. Kampionati është i gjatë, nuk është si një trofe që mund të vendoset në 10 minuta. Asnjë skuadër nuk e ka të lehtë të luajë me Partizanin në këtë moment e të dominojë. Por, loja e skuadrës më bëjnë optimist.

Me Abazajn apo ndonjë tjetër, do bëhemi më të fortë. Kotobelli do ta ndihmojë skuadrën. Obanor ka cilësi, por përshtatja do kohën e duhur. Cilësitë e Abazajt dihen, por është problem koha pa u aktivizuar. Këto futbollistë rrisin skuadrën. Deri më 31 jam i kënaqur me këto dhe nëse nuk ka afrime të tjera, jam mirë me këto lojtarë.”, tha Duro për mediet.

Java e parë

23-08-2019 19:00                      FK Kukesi     -              KF Partizani

24-08-2019 19:00              KF Skenderbeu -              Flamurtari FC

24-08-2019 19:00              KF Teuta              -              KF Bylis

24-08-2019 19:00              KF Tirana              -              KS Luftëtari

24-08-2019 16:00              KF Vllaznia           -              KF Laçi

Të fundit