Flash News

KRYESORE

Ronaldo do përballë Realin, portugezi rrëfen problemet me Sarrin

Ronaldo do përballë Realin, portugezi rrëfen problemet me Sarrin

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, shënoi gol në fitoren kundër Bayer Leverkusen me rezultatin 0-2. Portugezi beson se ekipi i tij mund të shkojë në finale dhe do që të gjejë Realin.

“Ndihem mirë. Problemet fizike tanimë i përkasin së shkuarës. Kam pasur për katër javë një problem të vogël në gju, por tani jam mirë. Gjërat po përmirësohen, edhe për mua personalisht. Po luajmë mirë dhe po fitojmë gjithmonë e më shumë besim.

“Argëtohemi shumë të tre së bashku. Kur luaj me Dybala dhe Higuain kuptohemi shumë mirë. Është e qartë që vendimet i merr trajneri dhe nuk duhet t’i respektojmë, por nuk mund ta fsheh faktin që argëtohemi shumë kur luajmë së bashku".

“Reali në raundin tjetër? Reali është një ekip i jashtëzakonshëm, por do të ishte më mirë të përballeshim më vonë me ta. Do të firmosja që të takohemi me ta në finale”, përfundon Ronaldo.

Të fundit