Flash News

KRYESORE

Ronaldo nuk fitoi "Topin e Artë", reagon Juventusi

Ronaldo nuk fitoi "Topin e Artë", reagon Juventusi

Sot në Milano Cristiano Ronaldo u shpall Lojtari më i mirë i vitit në Serie A në “Gran Galà të Futbollit AIC”. Drejtori sportiv i klubit të Juventusit, Fabio Paratici, nuk mund të mos e jepte një koment për faktin që ylli portugez sot nuk fitoi trofeun që do më shumë, "Topin e Artë".

"Ne mendojmë se meritonte ta fitonte Cristiano Ronaldo. Pastaj kur vjen puna te shpallja e fituesit, klasifikimet janë gjithmonë të diskutueshme. Mua nuk më duket se Cristiano po kalon një moment të vështira", - u shpreh Paratici.

"Ronaldo meriton shumë respekt, që është vënë në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit. Ai ka patur probleme me dëmtime dhe nuk ka mundur të stërvitet për disa javë", - shtoi ai.

Të fundit