Flash News

KRYESORE

Rreshjet e shiut, meteorologët tregojnë si do të jetë moti të dielën

Rreshjet e shiut, meteorologët tregojnë si do të jetë moti

Ditët e fundit janë shoqëruar me reshje të shumta shiu, sidomos në orët e pasdites.

Por sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë e rënduar meteorologjike tashmë ka kaluar duke i lenë vendin masave ajrore të qendrueshme për pjesën tjetër të ditës.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Për ditën e Diel moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore. Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi deri në 8m/sek.

Në fushën termike pritet një rënie në vlerat minimale më konkretisht:

zonat malore 0ºC deri në 12ºC

zonat e ulëta 5ºC deri në 18ºC

zonat bregdetare 6ºC deri në 18ºC

Të fundit