Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Rritje e lehtë e shifrave në Itali, sërish mbi 600 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit për të prekurit dhe viktimat me koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 18279 në total, nga të cilat 610 në 24 orët e fundit.
Kjo tregon një rritje të lehtë të shifrave pasi dje u raportuan 542 viktima.
Rritje ka pësuar gjithashu edhe numri rasteve të reja, 4,204 në 24 orë, rreth 400 më shumë se dje.
Ndërkohë, i rëndë mbetet dhe bilanci mes bluzave të bardha. Koronavirusi u ka marrë jetën 106 mjekëve dhe 28 infemjerëve që prej shpërthimit të pandemisë në vendin fqinj. Mijëra anëtarë të personelit shëndetësor, të cilët kanë luftuar në frontin e parë për të shpëtuar jetë njerëzore, rezultojnë të infektuar.
Italia aktualisht është vendi me numrin më të lartë të viktimave nga pandemia, 18,279. Numri total i të prekurve ka shkuar 143,626, ndërsa të shëruarit janë 28,470.