Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari një hap më shumë drejt partisë së re: Zgjedhjet lokale të mos bojkotohen

Rudina Hajdari një hap më shumë drejt partisë së re:

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari ka hedhur sot një hap më tej drejt krijimit të një partie të re në Shqipëri. Nga foltorja e Parlamentit, Hajdari theksoi se grupi i ri parlamentar do të paraqesë programin për të hapur sistemin politik në vend, duke u shprehur kundra ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008-të.

Hajdari deklaroi gjithashtu se bojkoti i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit do ishte një vendim i gabuar, ndaj ftoi partitë opozitare që të rikonsiderojnë vendimin.

“Ftoj të mos bojkotojnë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ftoj çdo parti opozitare që ta rikonsiderojë vendimin për të marrë pjesë në zgjedhje”, tha deputetja Hajdari, duke vendosur theksin te ‘respektimi i rregullave të lojës’.

Ndërkohë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë mbajtur ende asnjë qëndrim përfundimtar sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale. Dy partitë opozitare kërkojnë me çdo kusht largimin e kryeministrit Edi Rama, për t’i hapur rrugë organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Të fundit