Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas, Lleshaj në interpelancë: Nuk është ngjarje apokaliptike, siguria kombëtare nuk cenohet nga 5 vetë

Grabitja në Rinas, Lleshaj në interpelancë: Nuk është

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur interpelancës urgjente të kërkuar nga deputetët e të ashtuquajturës ‘opozitës së re’, lidhur me grabitjen e 6.5 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.

Nga foltorja e Kuvendit, Lleshaj ka kërkuar që çështja të mos shkojë përtej diskutimit të asaj që ka ndodhur dhe të shmangen skenarëve “se çfarë mund të kishte ndodhur si akte terroriste, pengmarrje avioni etj”.

“Imagjinata të tilla nuk na çon asgjëkund. Nuk është ngjarje apokaliptike, siguria kombëtare nuk cenohet nga një grup me pesë veta dhe kjo duhet të përjashtohet nga diskutimi në këtë kontekst.

Është tentuar të shkohet drejt absurdit për të prodhuar skenarë apokaliptikë se çfarë mund të kishte ndodhur tjetër veç asaj që ndodhi”, tha ministri, ndërsa ashtu si reagimet e mëparshme i ka hedhur fajin kompanisë kontraktore TIA.

“Përgjegjësia e sigurisë së aeroportit i është transferuar prej 15 vitesh një kontraktori privat, unë s’do e kisha votuar kurrë. Është pranuar gjatë 15 viteve dhe askush nuk e ka adresuar në parlament se kjo ceshtje e rëndësishme e sigurisë është transferuar në duar private. Ngjarja në Rinas është e përsëritur, siguria ka dështuar në disa hallka. Sipas të dhënave të mia, policia u njoftua 5 minuta me vonesë dhe kompania e sigurisë nuk i hapi portën policisë”, tha ndër të tjera në përgjigje të tij ministri Lleshaj.

Të fundit