Flash News

KRYESORE

"Sa e nxori Luana këngën, ja kopjuan", Olti Curri thumbon moderatoren

Kënga e re e Luana Vjollcës "Yalla Habibi" në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm Faydee ka marrë një numër të konsiderueshëm klikimesh. Sot nga dita e tretë e publikimit të kësaj këngë, dyshja ka arritur rreth 2 milionë klikime. Kjo edhe për shkak të prezencës së një këngëtari si Faydee.

Mirëpo, Olti Curri mendon se kjo këngë është e kopjuar.

Në disa postime që ka bërë në Instastory, ka ironizuar moderatoren teksa ka publikuar "faktet" që sipas tij dëshmojnë se kënga është vjedhur.

“Epo kjo punë! Sa e nxorri këngën Luana, ja kopjuan. Turp të keni,”- shkruan Olti krahas videos së këngës “Yalla habibi” të Dj Antoine, Sido dhe Moe Phoenix.

Në një tjetër postim, Curri ka rrethuar dhe datat e publikimeve të dy këngëve që kanë të njëjtin titull. Kënga e Luanës është publikuar një vit e ca ditë më vonë se “Yalla habibi” e Dj Antoine, Sido dhe Moe Phoenix.

Më poshtë të dyja këngët. Vendoseni ju nëse ngjasojnë dy këngët apo jo.

Të fundit