Flash News

KRYESORE

Sa do të rriten pagat për mjekët dhe infermierët

Sa do të rriten pagat për mjekët dhe infermierët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ekonomisë, deklaroi se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten 5%  në 2018-n.  

“Paga e mjekëve dhe infermierëve do të rritet deri në 5 për qind. Paga mesatare, bashkë me rritjen, duke filluar nga viti 2013, ishte 69 mijë lekë dhe shkon në 78 mijë lekë në muaj, që është paga aktuale me rritje 5 për qind. Gjithashtu, të gjithë mjekët në spitalet rajonale dhe universitare trajtohen me shërbimin e rojës dhe shërbimi i rojës në mars të vitit 2017 është dyfishuar. Nëse ishte 30 mijë lekë, është bërë 70 mijë lekë”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Për mjekët, rritja e pagës do të jetë në masën e 3,904 lekëve dhe për infermierët 2,278 lekë. Nga rritja, paga mesatare bruto e një mjeku do të shkojë në 81,999 lekë dhe për infermierët do të shkojë 47,839 lekë.

Manastrirliu u shpreh dje se përveç rritjes së pagave, mjekët dhe infermierët do të stimulohen edhe nëpërmjet bonuseve.

Të fundit