Flash News

KRYESORE

Serbia “shpërblen” me pension të veçantë ushtarët që kryen krime në luftën e Kosovës

Serbia “shpërblen” me pension të veçantë

Mijëra veteranë lufte në Serbi pritet të nderohen, madje përmes statusit të tyre do të përfitojnë edhe një pension special.

Në sajë të një dëgjimi publik mbi Projektligjin për të Drejtat e Veteranëve, atyre me aftësi të kufizuara, invalidët e luftës civile dhe familjeve të tyre në qytetin e Leskocit në Serbi, u fol se të gjithë ata që kanë luftuar gjatë viteve të 90-të, pra edhe luftëtarët serb që kanë kryer krime mbi popullatën civile kosovare, do të nderohen.

Në projektligjin për veteranët përfshihet të jepet një medalje dhe një pension nga 16.000 deri në 30.000 dinarë, në varësi të kohëzgjatjes të angazhimit ushtarak. Kjo pritet t’i kushtojë buxhetit të Serbisë 400.000 milionë euro.

Të fundit