Flash News

KRYESORE

Sërish lëkundje në Elbasan, regjistrohen 4 tërmete pas mesnate

Pas tërmetit me magnitudë 4.5 me epiqendër në Cërrik, mbrëmja e djeshme është shoqëruar gjithashtu me disa lëkundje sizmike në në qarkun e Elbasanit, ku kryesisht epiqendra ka qenë Belshi.

Lëkundje të forta u regjistruan dje në Belsh në orën 21:21 me magnitugë 4.2 të shkallës riter.

Fatmirësisht, pas mesnate këto lëkundje kanë qenë shumë të vogla, duke nisur nga 1.6 ballë deri në 2.

Kujtojmë se Shqipëria gjatë vitit të kaluar u godit rëndë nga dy tërmete, ai i 21 shtatorit që shkaktoi dëme të mëdha materiale, si dhe ai i 26 nëntorit, që përveç dëmeve, shkaktoi edhe 51 viktima.

Të fundit