Flash News

KRYESORE

Shkencëtarja amerikane gjendet pa jetë brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në Kretë

Shkencëtarja amerikane gjendet pa jetë brenda një bunkeri të

Është gjetur pa jetë, trupi i një shkencëtareje amerikane, brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës. Bëhet fjalë për Suzanne Eaton, e cila  prej një jave ishte zhdukur. Policia i konfirmoi BBC-së se Eaton ka vdekur nga ngulfatja (ndërprerja e frymëmarrjes).

Biologia 59 vjeçare nga Instituti Max Planck në Gjermani ndodhej në Kretë për një konferencë.

Policia në qytetin port të Chania, ku po mbahej konferenca, deklaroi se ajo u gjet në një terren shkëmbor brenda bunkerit të braktisur.

Zhdukja e saj u raportua në 2 korrik, ndërsa 6 ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas që eksploronin bunkerin, i cili është përdorur nga nazistët gjatë okupimit të Kretës në Luftën e Dytë Botërore.

Të fundit