Flash News

KRYESORE

Shtatzënia e tretë nuk po i shkon dhe aq mirë, Chrissy Teigen shtrohen me urgjencë në spital

Modelja e njohur dhe bashkëshortja e këngëtarit John Legend, Chrisy Teigen, është shtatzënë për herë të tretë.

Çifti i famshëm janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë i cili është ngjizur në mënyrë natyrale gjatë periudhës së karantinës.

Kjo ka qenë një surprizë për të dy pasi modelja nuk ngelte dot shtatzënë dhe dy fëmijët e parë i ka bërë përmes metodës in vitro.

Por siç ka treguar vetë modelja, kjo shtatzëni ka qenë shumë e vështirë për të. Ajo është shtruar në spital pasi kishte hemorragji të vazhdueshme.

“Kam pasur gjithmonë gjakderdhje. Jam në gjysmën e shtatzënisë dhe gjakderdhja vazhdon prej 1 muaji. Ndoshta më pak se një muaj”, tregoi Chrissy.

Megjithatë modelja i ka siguruar fansat e saj se si ajo ashtu edhe bebi tashmë janë mirë.

Të fundit