Flash News

KRYESORE

"Shteti ka dështuar", ish-kreu i Kulteve flet për ngjarjen e Kombinatit: S'i nuk u interesua njeri për zhdukjen e trupit për kaq shumë muaj?

"Shteti ka dështuar", ish-kreu i Kulteve flet për ngjarjen e

“Shteti ka dështuar”, kështu është shprehur ish-kreu i Komitetit të Kulteve, përsa i përket  ngjarjes së rëndë që ndodhi një javë më parë në Kombinat. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, Kulla u shpreh se “është e çuditshme se si mund të zhduket trupi për shumë muaj me tradhë në mes të qytetit dhe askush të mos interesohet dhe pas erës së keqe në lagje”.

“Ata që merren me hetimet tani duhet të hapin ato dosjet e vitit 2004-2005, ku vetëvrasjet u bënë më masë. Duhet marrë të gjitha ngjarjet bashkë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Unë mendoj se për këtë ngjarje ka disa probleme të mëdha. Nuk kanë funskionuar shumë institucione si Policia, punonësit social, nuk kanë vepruar. Si mund të zhduket trupi për shumë muaj me tradhë në mes të qytetit dhe askush të mos interesohet dhe pas erës së keqe në lagje”, tha ndër të tjera Kulla.

Më tej ish-kreu i Komitetit të Kulteve, u shpreh se në Kushtetutën e Shqipërisë është e garantuar lira e besimit dhe e regjistrimit të sekteve të ndryshme. Për këtë gjë një deklaratë të fortë ka bërë Iris Luarasi, e cila kërkoi ndryshimin e Kushtetutës që të mos lejohen më sektet që po i sjellin dëme shoqërisë.

Të fundit