Flash News

KRYESORE

Situata në Maqedoni, alarmohet Vuçiç

Situata në Maqedoni, alarmohet Vuçiç

Kryeministri i Serbisë, presidenti i ardhshëm, Aleksandër Vuçiç ka vendosur të mbledhë nesër në orën 14:00 Byronë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë për të diskutuar për situatën e krijuar në Maqedoni pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Kuvendit.

Mediat në Serbi raportojnë se Vuçiç ka mbërritur me urgjencë në shtabin e Qeverisë së tij për t’u njohur më tepër me situatën në Shkup.

Kujtojmë se ndërkombëtarët kanë përkrahur zgjedhjen e Xhaferit në krye të Kuvendit, ndërsa është bërë thirrje për ndaljen e dhunës.

Të fundit