S’mori pjesë në Kuvendin Kombëtar, reagon Topalli: Nuk ka kuorum!

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Kombëtar u miratua statuti i PD-së. Ish-deputetja demokrate Jozefina Topalli, një nga kritiket e Bashës, nuk mori pjesë në mbledhje.

Topalli u shpreh se nuk ka kuorum dhe në këtë mënyrë rrëzohet Basha.

Reagimi i Jozefina Topallit:

Nuk ka kuorum. Rrezohet Lulzim Basha!

Kuvendi i Statutit te Lulzim Bashes u rrezu bashke me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin .
Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige , shume prej te cilave ishin bosh gjate gjithe votimit ., nderkohe qe Kuvendi sipas Lulzim Bashes ka 7000 delegate.
Sot u perserit ajo qe ka ndodh rreth nje vit me pare kur u fallsifikua dhe u vjedh vota e pjesemarrja e demokrateve ne proçesin antistatuor te zgjedhje se Lulzim Bashes.
Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik ne Holande; Keshtu çlirohet dhe PD nga pengmarrja.