Flash News

KRYESORE

SPAK "rrëzon" OFL, 80 kërkesa për sekuestrim pasurie të paligjshme

SPAK "rrëzon" OFL, 80 kërkesa për sekuestrim pasurie

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK), ka njoftuar se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në gjashtë muaj, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 92 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 243 pasuri.

Nga 243 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 137 pasuri janë automjete dhe 106 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

Sipas SPAK, janë vlerësuar të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 102 pasuri. Nga të cilat 31 pasuri të paluajtshme dhe 71 raste automjete.

Gjithashtu është vlerësuar se për 80 pasuri, nga të cilat 37 të paluajtshme dhe 43 automjete, sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Ndërkaq, gjatë muajit Qershor 2020 Prokuroria e Posaçme, për rastet që gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 25 kërkesa për konfiskim, për 37 pasuri, nga të cilat 8 të paluajtshme dhe 29 të luajtshme (automjete).

Të fundit