Flash News

KRYESORE

Spalletti kritikon Interin: Skuadrës i mungon cilësia

Spalletti kritikon Interin: Skuadrës i mungon cilësia

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka kritikuar skuadrën e tij pas barazimit pa gola me Napolin, duke u shprehur se skuadrës i mungon cilësia.

Ai gjithashtu shtoi se nuk është i kënaqur me performancën e lojtarëve.

"Unë kam punuar me këtë skuadër çdo ditë dhe mendoj se ka thjesht mungesë cilësie. Napoli ka cilësi, ne nuk kemi shumë. Ne ishim të fortë, por kur flasim për cilësinë, them se dallimi mes nesh dhe Napolit ishte i dukshëm.

"E përsëris, nuk mendoj se mund ta përmirësoj këtë performancë me punën në stërvitje. Unë jam përpjekur për të bërë atë gjatë gjithë sezonit.

"Unë nuk jam i kënaqur që kemi bërë një lojë të mirë, do të preferoja të fitoren ", ka thënë Spalletti për “Sky Italia”.

Skuadra e Interit ka humbur shumë nga shkëlqimi i fillimit të sezonit duke rrëzikuar kështu një vend në kompeticionin e UEFA Champions League.

Të fundit