Flash News

KRYESORE

Spikeri i gafës në “Stade de France” tregon makthin pas ndeshjes Francë - Shqipëri

Max është spikeri zyrtar i kombëtares së Francës që prej vitit 2012. Ditën e shtunë ai u bë protagonist përpara nisjes së takimit midis “gjelave: dhe Shqipërië, pasi bëri një gafë e cila u raportua në të gjitha mediet e botës. Dhe që ne shqiptarët na mërziti shumë. Ndërsa në “stade de France: u ngatërrua himni i Flamurit i Shqipërisë, e në vend të tij u zgjua ai i Andorrës, Max mori fjalën dhe nëpërmjet qendrës së zërit u kërkoi falje tifozëve të ...Armenisë.

Fakt ky që acaroi edhe më shumë tifozët. madje në Shqipëri u pa si diçka tendencioze nga Franca.

Aq në siklet u vu Federata Franceze e Futbollit, por edhe vetë francezët, sa presidenti Emanule Macron i kërkoi falje kryeministrit për këtë gabim.

Ndërkohë që Max ndihet tmerrësisht keq. Ai këtë punë e bën prej 35 vitesh. Është DJ, moderator radioje dhe spiker në 500 ndeshje të disiplinave të ndryshme.

Por kurrë më parë nuk i kishte ndodhur diçka e tillë.

“Nuk kam fjetur për dy ditë. Mu bllokua truri. Por kam pasur mbështetjen e kujtdo. Ndihem shumë keq për veten time.

Por diçka e tillë nuk duhej që të kishte ndodhur. E kam bërë këtë punë për 35 vite, në radio dhe TV. Gjatë transmetimeve, kam bërë ndonjë gabim, por kurrë diçka të tillë.

Por në stadium, ti je i fundit që flet, i fundit i hallkës dhe vendos ën vështirësi të gjithë hierarkinë, gjithë strukturën. Por dua ta lë gjithçka pas. Tani po përgatitem për vente të tjera. Nuk kam më problem, tani jo më:, tha 50 vjeçari.

Të fundit