Flash News

KRYESORE

“S’presim dhurata për integrim”, Pollo i përgjigjet Bushatit: KE ka përcaktuar 5 kushtet; lojërat e fjalëve prishin punë

“S’presim dhurata për integrim”, Pollo i përgjigjet

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ditën e sotme u shpreh se nuk pret dhurata për integrim si dhe i kërkoi KE  t’i qëndrojë besnik rekomandimit të 2016-s.

"Ne nuk presi dhurata dhe as nuk bëhet fjalë për lëshime reciproke. Në presim që në radhë të KE dhe më pas vendet anëtare ti qëndrojnë besnik rekomandimit të 2016. Ka disa dorëheqje të niveleve më të larta, qoftë të Gjykatës së Lartë, qoftë të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë së Përgjithshme që tregon se vettingu i ka dhënë efektet e veta”, theksoi Bushati.

Pas deklaratës së Bushatit, ka reaguar deputeti demokrat Genc Pollo. Ai shprehet se, “KE ka caktuar prej vitesh 5 kushte; ndër ta luftë kundër krimit dhe korrupsionit: KE duhet të raportojë për përmbushjen e tyre. Lojra fjalesh nga qeveria nuk ndihmojnë e të pavërteta si kjo prishin punë. Ulin shanset e një vendimi pozitiv!”. 

 

Të fundit